VIDEO/ Bie niveli i ujit, hapet ura e Bahçallëkut në Shkodër
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al makinat tashmë mund të qarkullojnë lirisht.
21 Nëntor 2022, 15:32Nga e.k
Ura e Bahçallëkut
SHKODËR- Një ditë pas bllokimit të saj për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe rritjes së nivelit të ujit Ura e Bahçallëkut është rihapur sërish ditën e sotme, kjo pasi niveli i ujit ra. Tashmë makinat mund të kalojnë lehtësisht në këtë aks ndërkohë pritete të ndërhyhet për largimin e disa mbeturinave të mbetura nga ura e vjetër, të cilat u nxorrën nga vërshimet e ujit. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al makinat tashmë mund të qarkullojnë lirisht.
Qarqet në veri të vendit janë prekur më shumë nga reshjet intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar përmbytje masive por edhe dëme kolosale kjo për shkak edhe të daljes së lumenjve nga shtrati. Situata paraqitet më problematike kryesisht në zonën e Shkodrës. Në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës.