Aktualitet

FOTO/ Ky është Viron Karabollaj që vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj në Itali

Dosja.al ka siguruar foton e 40-vjeçarit Viron Karabollaj, i cili pas ngjarjes së rëndë u vetëvra. 

21 Nëntor 2022, 14:59 Nga e.k
FOTO/ Ky është Viron Karabollaj që vrau ish-bashkëshorten
Mynevere Myrtaj dhe Viron Karabollaj

ITALI- Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Italinë kur Viron Karabollaj qëlloi për vdekje me armë zjarri ish bashkëshorten e tij Vera Myrtaj dhe partnerin e saj 15 vite më të ri në moshë Flonini Mërkuri. Dosja.al ka siguruar foton e 40-vjeçarit Viron Karabollaj, i cili pas ngjarjes së rëndë u vetëvra. 

FOTO/ Ky është Viron Karabollaj që vrau ish-bashkëshorten
Viron Karabollaj

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme. Prej 8 vitesh Myrtaj ishte rezidente në Sinea të Venecias, aty ku dhe njohu një tjetër person me të cilin krijoi një histori dashurie. Pas një përleshjeje me çiftin, Karabollaj, qëlloi mbi të dy dhe i la të vdekur. Më pas u largua me ndihmën e makinës së tij dhe u vetëvra në një magazinë në Mira të Venecias. Alarmin për krimin e rëndë e dha vajza e Verës. 15-vjeçarja telefonoi e alarmuar autoritetet dhe ngriti shqetësimin se që prej mbrëmjes së kaluar nuk komunikonte dot me të ëmën.

vera myrtaj viron karabollaj

Sondazh

Poll