Aktualitet

Italia e kërkonte kudo, arrestohet 33-vjeçari nga Bubqi, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

21 Nëntor 2022, 15:34 Nga A.B
Italia e kërkonte kudo, arrestohet 33-vjeçari nga Bubqi, pritet
Policia

KRUJË- Edison Shota është arrestuar nga policia. 33-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda, të kryera në Itali. Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Kapet në Bubq, Krujë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: – E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë.

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

arrestim ne kruje edison shota

Sondazh

Poll