Aktualitet

Moti i keq përfshin dhe Pukën/ Izolohen disa akse rrugore, kryebashkiaku: Situata është e rëndë, e pamundur për t’u përballuar nga financat

Kryebashkikau i Pukës tha me konkretisht se janë izoluar disa akse rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e njësive adiministrative.

21 Nëntor 2022, 15:18 Nga a.l
Moti i keq përfshin dhe Pukën/ Izolohen disa akse rrugore,
Kryebashkiaku i Pukës

PUKË- Edhe qyteti i Pukës është përfshirë nga moti i keq, ku në disa akse rrugore ka patur rrëshqitje të dherave, e për këtë arsye është bërë izolimi i tyre. Kryebashkikau i Pukës tha me konkretisht se janë izoluar disa akse rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e njësive adiministrative. Ai shtoi se dëmet e shkaktuara si pasojë e reshjeve janë të mëdha dhe se nuk mund të përballohen nga financat e Bashkisë.   

"Shumë rrugë dhe vende u dëmtuan nga intensiteti i lartë i reshjeve. Ne bëmë takimin me shtabin e emergjencave për të monitoruar dëmet e shkaktuara. Ky është dëm i madh, i pamundur për t’u përballuar nga financat e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve, sepse pavarësisht se situata është e rëndë ne do u vijmë në ndihmë. Bashkia është pranë tyre, qoftë për transport, ndihma, ushqime etj", tha kryebashkiaku i Pukës. 

Bashkia e Pukës po punon për rikthimin e normalitetit, edhe pse duket se do të jetë e pamundur për shkak të mjeteve të kufizuara dhe financave të pamjaftueshme për përballimin e dëmeve të tilla./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll