Aktualitet

Operacioni 'Porositësi', Gjykata liron 5 nga 14 të arrestuarit, vëllezërit Beqiraj mbeten në burg

Gjatë seancës së sotme, Gjykata per 5 personat nga 14 të arrestuar ka vendosur detyrim paraqitje. 

21 Nëntor 2022, 15:04 Nga I.A
Operacioni 'Porositësi', Gjykata liron 5 nga 14 të
Gjykata e Durrësit

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka liruar 5 persona nga të arrestuarit e operacionit ‘Porositësi’. Gjatë seancës së sotme, Gjykata per 5 personat nga 14 të arrestuar ka vendosur detyrim paraqitje. 

Një person tjetër ishte liruar një javë më parë nga gjykata e Apelit në Durrës, duke e çuar numrin e të liruarve në 6. Ndërkohë vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj mbeten në burg.

Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?

Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip "Piaggio" me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet.  Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit "Rrumi i Shijakut", kanë marrë peng Indrit Beqiraj ne janë larguar. Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës.

RRËFIMI I VËLLEZËRVE:

Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. 'Killeri' i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në "Don bosko" u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç. 

operacioni porositesi indrit beqiraj gentian beqiraj

Sondazh

Poll