Aktualitet

'Situata po përkeqësohet'/ Spahia: Kërkohet me urgjencë shtim të burimeve njerëzore dhe ushtarakëve

Spahia tha se jeta e banorëve ka qenë në rrezik dhe situata ka qenë e paprecedent.

21 Nëntor 2022, 13:54 Nga A.B
'Situata po përkeqësohet'/ Spahia: Kërkohet me
Bardh Spahia

SHKODËR- Kreu i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia në një konferencë me kreun e Partisw Demokratike, Sali Berisha ka folur për përmbytjet pas reshjeve të rënë ditët e fundit. Spahia tha se jeta e banorëve ka qenë në rrezik dhe situata ka qenë e paprecedent. 

'Ka nevojë jetike urgjente pasi gjendja nuk po përmirësohet por përkeqësohet. Kemi pasur nevojë për shtim konsistent të burimeve njerzore dhe logjistike, shtim të përsonelit ushtarak dhe mjeteve ushtarake dhe ardhjen me urgjencë te forcave te emergjencave civile me pajisjet e tyre. Situata vazhdon të mbetet serioze sa i takon Guri i zi, fshati Kuç, në disa lagje të qytetit, Ajasëm dhe Bahcallëkut. Ka ujë edhe në godina. Situatë e veshtirë edhe në Nënshkodër, në fshatin Obot, edhe në Dajc situata në përkeqësim.

Shto këtu edhe izolimin e Shkodrës nga rrëzimi i urës së vjetër të Bunës nga vërshimi i ujit pas hapjes se portave të hidrocentralit dhe dëmtimi i urës aktuale të Bahcallëkut. Është situatë e paprecedent. Qytetarët ishin në rrezik serioz për jetën e tyre.'- tha Spahiu. 

bardh spahia

Sondazh

Poll