Aktualitet

“Djalin në spital”, e moshuara në Shkodër me lot në sy: S’kam të ardhura, ç’do bëhet me ne

Ajo tha se uji i ka shkatërruar mobiljet, por edhe ushqimin për bagëtitë.

21 Nëntor 2022, 13:48 Nga I.A
“Djalin në spital”, e moshuara në Shkodër me lot
E moshuara

SHKODËR- Një e moshuar, e cila është prekur nga përmbytjet dhe është evakuuar në një nga konviktet e qytetit të Shkodrës, me lot në sy është shprehur se vërshimet ujit i kanë shkatërruar çdo gjë. Duke folur për Euronews, ajo tha se uji i ka shkatërruar mobiljet, por edhe ushqimin për bagëtitë. Në tej ajo theksoi se kanë pak të ardhura ndërkohë djali i saj aktualisht ndodhet në spital.

“Me na myt krejt më mirë. Jemi përmbytur disa herë. Djalin e kam të sëmurë në spital. Erdhën ushtarët dhe na nxorën me gomone. Janë te më ngordh bagëtia. Kam pas 200 denga bar, mi ka përmbytur uji. Pulat kanë shkuar dëm. Të gjithë mobiljet na janë shkatërruar. Se dimë ça do bëjmë. Vetëm me u mbyt në Dri. Unë kam vetëm një pension. Asnjë  nga ne nuk është në gjendje të punojë”, tha e moshuara.

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll