21 Nëntor 2022, 13:56
Nga F.M
Pjetër dhe Jason Rushaj
SHKODËR- E mbijetuara e tragjedisë që rrëmbeu dy anëtarët e familjes Rushaj në Shkodër ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të atit dhe vëllait për shkak të motit të keq. Në një postim në rrjetet sociale, vajza lajmëron me hidhërim të thellë vendin se ku do të mbahet ceremonia mortore.
“ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ. VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER. PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO.” shkruan vajza, Anais Rushaj.
Postimi
Pjetër dhe Jason Rushaj shënuan dhe dy viktimat e para nga moti i keq në Shqipëri. Pjetër Rushaj bashkë me të vëllanë ndërtonin shtëpiza pushimi prej druri për turistët, kryesisht në Bogë. Dhe dje, ditën e tragjedisë, Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rushaj, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë.
Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë.
pjeter rushaj jason rushaj permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:45
a.l
Familja Rushaj
SHKODËR- Të afërmit e babë e bir, Petrit dhe Jason Rushaj e kanë të pamundur të besojnë q&...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:48
I.A
E moshuara
SHKODËR- Një e moshuar, e cila është prekur nga përmbytjet dhe është evakuuar në një nga konviktet ...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:51
F.M
Pjetër dhe Jason Rushaj
SHKODËR- Jason Rushaj, 14-vjeçari që vdiq bashkë me të atin Pjetër Rushaj në Shkodër...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:49
A.B
Qytetari pa ndjenja
TIRANË- Një person ka rënë pa ndjenja në tokë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur 'Pallatet ...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:15
e.k
Edi Rama
TIRANË- Prestigjozja britanike 'Daily Mail i ka kushtuar një artikulltë gjatë fenomenit të largimit të të rinjv...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:47
F.M
Pjetër Rushaj
SHKODËR- Pjetër Rushaj është 50-vjeçari që humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme së bas...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:45
A.B
Permbytje
TIRANË- Në Shqipëri, moti i keq ka përkeqësuar situatën në zonën e Shkodrës. Deri në orën ...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 13:43
F.M
Pjetër Rushaj dhe djali i tij
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia që shënoi dy viktimat e para nga moti i keq...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 12:44
a.l
Vera Myrtaj
ITALI- Vera Myrtaj e njohur edhe si Mynevere Karabollaj, 38 vjeçe dhe nëna e një vajze të mitur është shqi...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 12:41
I.A
Aeroporti
SPANJË- Dy shqiptarë janë arrestuar në Spanjë. Laprovincia shkruan se agjentët e Policisë Kombëtare ...