Aktualitet

Tragjedia në Bogë/ Bardh Spahia mesazh ngushëllimi për babë e bir që humbën jetën: Ngjarje që na tronditi, pushofshi në paqe!

Vdekja e babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj një ditë më parë në Bogë, ka tronditur jo pak opinionin publik.

21 Nëntor 2022, 14:02 Nga a.l
Tragjedia në Bogë/ Bardh Spahia mesazh ngushëllimi për
Tragjedia në Bogë

SHKODËR- Vdekja e babë e bir Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj një ditë më parë në Bogë, ka tronditur jo pak opinionin publik. Ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i cili shkruan një mesazh ngushëillimi për familjarët viktimave nga përmbytjet në Bogë, teksa thekson se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë. 

Ngjarja e një dite më parë në “Grykë Lugje” të njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, ku humbi jetën Pjetër Rushaj së bashku me djalin 14 vjeçar na ka tronditur të gjithëve. I shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve për këtë humbje të rëndë. Pushofshin në paqe!” shkruan Spahia.

Si ndodhi ngjarja?

Pikërisht dje (20 nëntor), Rushaj u nis me djalin e tij, Jason Rusha, 14 vjeç e me vajzën e mitur për të parë nëse dy shtëpizat e drurit që kishte ngritur bashkë me të vëllanë, kishin marrë dëmtime nga moti i keq. Ai mori me vete edhe dy fëmijët e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit që do të bënin bashkë. Pikërisht në zonën e njohur si “Grykë Lugje”, iu ndërpre rruga. Uji mori makinën përpara dhe 50-vjeçari zbriti vajzën e i tha së shkonte në fshatin më të afërt për të marrë një kavo për ta tërhequr. Më pas doli edhe vetë bashkë me djalin nga mjeti. Por, kur një vrull i fuqishëm uji nga “Përroi i Thatë” i rrëmbeu djalin nga duart, Rushaj u hodh ta shpëtonte. Por, për fat të keq, të dy ndërruar njetë. Vajza u ndihmua nga një banor i zonës. Trupat e babë e bir u gjetën 16 orë më vonë./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll