Aktualitet

Gara kthehet në tragjedi! 40-vjeçari vdes pas përplasjes mes dy mjeteve sportive në Durrës

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe manovrat e rrezikshme gjatë garës. 

20 Nëntor 2022, 21:12 Nga a.l
Gara kthehet në tragjedi! 40-vjeçari vdes pas përplasjes mes dy
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme tek Arena Karting Albania 3 në Shijak. Burime nga policia bëjnë me dije se dy automjete sportive janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve i identifikuar me iniciale A. M., 40- vjeç nga Fieri. 

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti tragjik, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe manovrat e rrezikshme gjatë garës. 

"Durrës/Informacion paraprak- Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Ndër të tjera policia njofton se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Dosja.al

aksident te arena kartin albania 3

Sondazh

Poll