Aktualitet

"Janë evakuuar 8 familje"/ Peleshi reagon sërish për përmbytjet: Vijojnë kërkimet për të gjetur babë e bir në Malësinë e Madhe

Peleshi gjithashtu thotë se efektivë të FA me mjete transporti e motorbarka, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë prej orësh në gatishmëri për të ndihmuar banorët në qarqet ku situata e krijuar nga reshjet është më e rënduar.

20 Nëntor 2022, 19:37 Nga a.l
"Janë evakuuar 8 familje"/ Peleshi reagon sërish për
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën me dije se kërkimet për gjetjen e babë e bir në Malësinë e Madhe vijojnë. Përmes një postimi në rrjeitn social facebook Peleshi bën me dije se janë evakuuar 8 familje në qarqet Lezhë dhe Shkodër, ndërsa shton se po punohet për të larguar ujin nga banesat e tyre. Peleshi gjithashtu thotë se efektivë të FA me mjete transporti e motorbarka, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë prej orësh në gatishmëri për të ndihmuar banorët në qarqet ku situata e krijuar nga reshjet është më e rënduar.

Postimi i Niko Peleshit:

Efektivë të FA me mjete transporti, motorbarka dhe të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë prej orësh në gatishmëri për të ndihmuar banorët në qarqet ku situata e krijuar nga reshjet është më e rënduar.

Janë evakuuar 8 familje në qarqet Lezhë, Shkodër. Po punohet pa pushim për të larguar ujin nga ato banesa ku ka prani të tij.

Forcat në terren po vijojnë kërkimet për të gjetur babë e bir në Shkrel të Malësisë së Madhe. Pjerrësia e madhe e vendit dhe reshjet e dendura vështirësojnë punën  për nxjerrjen e mjetit dhe trupave.

Me vëmendje maksimale po ndiqet situata, kudo ku ka shtim të prurjeve të lumenjve për të garantuar së pari jetën e njerëzve

Stuhi, reshje shiu, përmbytje dhe zhdukje njerëzish. Ky është bilanci pas përkeqësimit të motit që ka nisur që nga mbrëmja e djeshme në territorin shqiptar. Situata më problematike është në Shkodër dhe Lezhë. Por, reshje e përmbytje ka pasur gjatë gjithë ditës në Kukës, Vlorë, Gjirokastër, dhe reshje të herë pas herëshme në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa. Probleme ka në Fushën e Murriqanit. 400 ha janë nën ujë, fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore. Përroi Nikgjonaj dhe Lumi Drin kanë dalë nga shtrati. Liqeni i Viroit gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve në 24 orët e fundit. Dalja e tij nga shtrati do të izolonte qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. 3 familje në Malësi të Madhe janë evakuuuar. Në Theth ka rënë bora e parë. 16 shkolla në qarkun e Shkodrës kanë pezulluar mësimin./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi niko peleshi

Sondazh

Poll