Aktualitet

Sërish në zyrën e SHISH! Hakerat nxjerrin të dhënat e zv.Drejtorit, Kanushi kaloi 4 herë kufirin me këmbë

Dosja e Kanushit që disponohet nga Dosja.al përbëhet nga 13 faqe (1 MB) dhe ka në përmbajtje edhe hyrje-daljet e tij nga Shqipëria.

20 Nëntor 2022, 20:27 Nga F.M
Sërish në zyrën e SHISH! Hakerat nxjerrin të dhënat e
Të dhënat e Oljan Kanushi

TIRANË- Oljan Kanushi, zv.drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, (që ka kompetencat e drejtorit pas largimit të Helidon Bendos) është zyrtari i dytë që ka rënë në 'grepin' e hakerave këtë pasdite. Pas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, hakerat kanë publikuar të dhënat e pasaportave të Kanushit. Ata janë ndalur dhe në gjendjen e tij civile, duke nxjerrë emrat e të dhënat e familjarëve gjithashtu. 

Dosja e Kanushit që disponohet nga Dosja.al përbëhet nga 13 faqe (1 MB) dhe ka në përmbajtje edhe hyrje-daljet e tij nga Shqipëria. Ajo që vihet re është se Kanushi, aktualisht në krye të SHISH, e ka kaluar katër herë kufirin si këmbësor. Hera e fundit është regjistruar në vitin 2012 nga pika kufitare Kapshticë.

irani sulmon shqiperine oljan kanushi

Sondazh

Poll