Aktualitet

Publikuan të dhënat e Rrumbullakut e Kanushit, hakerat lëshojnë kërcënimin: Çdo fjalë e MEK ka pasojë për popullin shqiptar

Paralajmërimi që lëshojnë për Shqipërinë.

20 Nëntor 2022, 20:39 Nga F.M
Publikuan të dhënat e Rrumbullakut e Kanushit, hakerat
Hakerat

TIRANË- Publikimi i të dhënave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe zv.Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi, është përcjellë me një kërcënim nga hakerat iranianë. Krahas të dyja dosjeve, iranianët shkruajnë se çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri e vende të tjera, do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar.

“Ne jemi më afër jush sesa shpirtrat tuaj. Në vend që të zëvendësoni zyrtarët e institucioneve të korruptuara qeveritare, mendoni për reformimin e strukturës korruptive. Çdo lëvizje dhe intervistë e drejtuesve të MEK në Shqipëri e vende të tjera, do të ketë një çmim të rëndë për popullin shqiptar,”- shkruhet në mesazhin kërcënues.

Hakerat iranianë goditën sërish këtë pasdite! Ata publikuar të dhënat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe zv.Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi. Në të dyja dosjet shihen pasaportat e dy zyrtarëve si dhe hyrje-daljet e tyre nga Shqipëria. Ajo që u vu re ishte se Rrumbullaku kishte bërë katër fluturime me çarter, ndërsa Kanushi kishte kaluar kufirin katër herë si këmbësor.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll