Aktualitet

Aksident në Milot, mjetet përplasen kokë më kokë

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur si pasojë e aksidentit.

20 Nëntor 2022, 18:48 Nga F.M
Aksident në Milot, mjetet përplasen kokë më kokë
Foto Ilustruese

MILOT- Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Milot. Aksidenti mësohet se ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija të motit. Lagështira e madhe në rrugë dhe shpejtësia me të cilën udhëtonin mjetet janë bërë shkak për aksidentin.

Nuk dihet ende nëse ka të plagosur si pasojë e aksidentit. Moti i keq deri më tani ka sjellë bllokimin e shumë akseve rrugore. Qarku më i dëmtuar është Shkodra, ku janë zhdukur dhe dy persona, babë e bir. Familje të shuma janë evakuuar. 

aksident ne milot moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll