Aktualitet

Vendi nën ujë/ Tabaku reagon për përmbytjet: Të moskeqpërdoren rreshjet për biznes

Tabaku shkruan se angazhimi nga ana e qeverisë duhet të jetë maksimal, në mënyrë që mos të ketë pasoja në njerëz.

20 Nëntor 2022, 18:27 Nga a.l
Vendi nën ujë/ Tabaku reagon për përmbytjet: Të
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me përmbytjet e disa qarqeve në vend si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë mbizotëruar që prej orëve të para të ditës së sotme. Përmes një postimi në rrjetin social faceook, Tabaku shkruan se angazhimi nga ana e qeverisë duhet të jetë maksimal, në mënyrë që mos të ketë pasoja në njerëz. Ajo thekson se prioritet duhet të jetë kriza energjitike, ndërsa shton se kjo situatë nuk duhet të keqpërdoret për biznes.

Postimi i Jorida Tabakut:

Prioritet i parë sot duhet të jetë menaxhimi i jetës dhe pronës të qytetarëve! Pushteti qendror dhe lokal kanë detyrimin të bëjnë çdo gjë që situata e përmbytjeve të mos rezultojë fatale.

Sot, çdo burim duhet të jetë në funksion të jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve dhe jo ne shërbim te propagandës.

Pas sigurimit të jetës, pronës dhe bagëtisë qeveria duhet të ketë një plan konkret transparence për një tjetër krizë: energjinë!

Jetike për ne si vend manaxhimi në favor i kësaj situate dhe jo keqpërdorimi i rreshjeve për biznes!

Transparencë e plotë, si po menaxhohet situata në kaskadën e Vaut të Dejës dhe Komanit! Kjo që shqiptarët mos kërcënohen me rritje çmimi çdo muaj!

Në këtë situatë te vështirë energjetike duhen menaxhuar burimet e nuk bëhet biznes me krizën!

Shtabi emergjencave duhet të jetë në këmbë dhe duhet të sigurojë informacione çdo orë për situatën.

Masat e marra, kalimi i kësaj situate që nuk duhet të ishte surprizë për qeverinë dhe shpëtimi i çdo jete duhet te jetë prioritet!

Stuhi, reshje shiu, përmbytje dhe zhdukje njerëzish. Ky është bilanci pas përkeqësimit të motit që ka nisur që nga mbrëmja e djeshme në territorin shqiptar. Situata më problematike është në Shkodër dhe Lezhë. Por, reshje e përmbytje ka pasur gjatë gjithë ditës në Kukës, Vlorë, Gjirokastër, dhe reshje të herë pas herëshme në Tiranë. Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa. Probleme ka në Fushën e Murriqanit. 400 ha janë nën ujë, fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore. Përroi Nikgjonaj dhe Lumi Drin kanë dalë nga shtrati. Liqeni i Viroit gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve në 24 orët e fundit. Dalja e tij nga shtrati do të izolonte qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. 3 familje në Malësi të Madhe janë evakuuuar. Në Theth ka rënë bora e parë. 16 shkolla në qarkun e Shkodrës kanë pezulluar mësimin./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi jorida tabaku

Sondazh

Poll