Aktualitet

Shehaj u dhunua për vdekje, fqinjët: Mbante një kasafortë të Enver Hoxhës, po ku kishte lekë brenda ajo

Ata kanë treguar se viktima mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë viteve, ndonëse aty nuk kishte lekë.

20 Nëntor 2022, 11:10 Nga A.B
Shehaj u dhunua për vdekje, fqinjët: Mbante një kasafortë
Niperit e viktimes

MALLAKASTËR- Fqinjët e Caush Shehaj e përshkruajnë atë si një njeri shumë të mirë. Ata kanë treguar se viktima mbante në shtëpi një kasafortë të para shumë viteve, ndonëse aty nuk kishte lekë.

“Pse vdiq Caushi? Joo? Burri më i mirë në fshat, ka qenë tregtar. E kanë vjedhur më parë dhe më parë”.

“Kanë tentuar ta vjedhur, këta 2 djemtë, kanë ardhur dhe dje dhe e kanë rrahur. Ata nga zona jonë janë, po kanë ikur në Fier me qira, e kishte kasafortën e Enverit dhe mendonin se kishte lekë, po ku kishte ajo”, tregojnë fqinjët.

Grabitja ndodhi mëngjesin e datës 19 nëntor. Autorët e dyshuar janë Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo dhe do të hetohen si dhe për ”Moskallëzim krimi” është vënë nën hetim dhe një 16-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë. Nipërit e 89-vjeçarit, Asqeri Çela dhe Astrit Çela thonë se i afërmi i tyre është dhunuar në mënyrë barbare nga grabitësit. 

caush shehaj

Sondazh

Poll