Aktualitet

Era e fortë rrëzon pemët në Dukat-Fushë, probleme në qarkullimin e mjeteve

Forcat e zjarrfikëses kanë qenë në gatishmëri për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal.

20 Nëntor 2022, 07:54 Nga A.B
Era e fortë rrëzon pemët në Dukat-Fushë, probleme
Pema

VLORË- Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën Dukat-Fushë. Për shkak të erës së fortë, janë rrëzuar pemë e mëdha. Kjo ka krijuar dhe probleme në qarkullimin e mjeteve. 

Forcat e zjarrfikëses kanë qenë në gatishmëri për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe qarkullimin normal.

Reshjet me intensitet të lartë priten të jenë sot në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll