Art&Argëtim

I sugjerojnë ndërhyrje kirurgjikale për dobësim, Bebe Rexha: Kam çrregullim hormonal

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.

20 Nëntor 2022, 08:12 Nga A.B
I sugjerojnë ndërhyrje kirurgjikale për dobësim, Bebe Rexha:
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit “I’m good (Blue)” me David Guettan. Ajo së fundmi performoi live në NRJ Music Awards 2022, gjersa ka arritur të nominohet edhe për mbrëmjen e madhe të çmimeve, Grammy Awards 2023.

Jo pak herë, 33-vjeçarja nuk nguron që t’iu përgjigjet fansave të saj në Twitter kur ata i shkruajnë ndonjë pyetje apo status dedikuar saj. Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” i është përgjigjur një fansi i cili i sugjeroi asaj një ndërhyrje estetike për të humbur peshën, për të cilën është kritikuar shpesh herë.

I dashur, unë ha shumë dhe kam sindromën e vezoreve policistike dhe marr ilaçe që më bëjnë të shtoj peshë. Më beso se do të doja të isha më i vogël jo më e madhe”, shkroi Bebe Rexha në Twitter.

bebe rexha

Sondazh

Poll