Art&Argëtim

Eva Mendes zbulon 'sekretin'/ Quan Ryan Gosling 'burrin' e saj, konfirmon martesën në fshehtësi

Përveç tatuazhit që nxiti thashethemet e 'martesës sekrete', aktorja mbante edhe një unazë martese në intervistën e saj të re. Gjatë një interviste me Today Australia të enjten duke promovuar fondacionin e bamirësisë 'Ronald McDonald House', Eva Mendes iu referua Ryan Gosling si "burri im".

19 Nëntor 2022, 10:02 Nga k.m.
Eva Mendes zbulon 'sekretin'/ Quan Ryan Gosling 'burrin' e
Eva Mendez dhe Ryan Gosling

SHBA- Thashethemet se Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë martuar fshehurazi u ndezën së fundmi pas një deklarate të aktores. Gjatë një interviste me Today Australia të enjten duke promovuar fondacionin e bamirësisë 'Ronald McDonald House', Eva Mendes iu referua Ryan Gosling si "burri im".

“Më pëlqen Australia. Të gjithë këtu janë të mrekullueshëm, të gjithë na mirëpresin, është shumë e bukur. Burri im Ryan është këtu, fëmijët tanë janë këtu, ne po kalojmë një kohë të mirë,”- tha aktorja. Komenti i saj i bëri fansat e çiftit të aludojnë për një martesë, pavarësisht se janë bashkë prej 10 vitesh.

Eva Mendes zbulon 'sekretin'/ Quan Ryan Gosling 'burrin' e

Natyrisht, nuk u desh asgjë më shumë se ajo deklaratë për të konfirmuar thashethemet e qarkulluara së fundmi se Eva Mendes dhe Ryan Gosling ishin martuar fshehurazi. Shkak është bërë tatuazhi që aktorja ka bërë së fundmi, ku shkruan “de gosling”.

Në kulturën hispanike, gratë shtojnë parashtesën "de" përpara mbiemrit të tyre pasi martohen.

eva mendez ryan gosling

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Nëntor 2022, 11:39 k.m.

Dua Lipa habit me...tangat!

Dua Lipa BRITANI E MADHE- Dua Lipa ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me veshjet dhe stilin e saj. Por kësaj here, vëmendjen e mor&eu...