Art&Argëtim

"Të dua", Luana Vjollca i bën për herë të parë publikisht dedikimin romantik partnerit

Gjatë promos të emisionit, të publikuar në Instagram, Luana ka treguar se ditën e nesërme do të ketë të ftuar gjithashtu edhe Sarah Berishën e Dj Pm si dhe këngëtaren Rita dhe Fidanin. 

19 Nëntor 2022, 16:16 Nga I.A
 
"Të dua", Luana Vjollca i bën për herë të
Luana Vjollca

TIRANË- Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman do të një nga tre çiftet e tuara mbrëmjen e nesërme në emisionin 'Zemër Luana'. Gjatë promos të emisionit, të publikuar në Instagram, Luana ka treguar se ditën e nesërme do të ketë të ftuar gjithashtu edhe Sarah Berishën e Dj Pm si dhe këngëtaren Rita dhe Fidanin. 

Teksa të gjithë çiftet kanë bërë nga një dedikim të veçantë për njëri-tjetrin, nuk ka munguar edhe një dedikim nga ana e vet Luanës. 

“Të bëj dhe unë ndonjë dedikim apo jo?! Të dua!” dëgjohet të thotë moderatorja në fund të promos.

Ndonëse kurrë nuk ka folur hapur për jetën e saj private, Luana prej vitesh tashmë është në një lidhje dashurie me biznesmenin Krenar Çoçaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZEMËR LUANA ???????? (@zemerluana)

almeda abazi tolgahan sayışman luana vjollca krenar Çoçaj

Sondazh

Poll