Art&Argëtim

40 vjet më vonë, shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur shkakun e vërtetë të vdekjes së Bruce Lee

Shkencëtarët hedhin dyshime se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga konsumumi shumë i lartë i lëngjëve duke qenë se ai ndiqte një dietë por edhe për shkak të konsumimit të marijuanës, e cila shkakton dehidratim.

19 Nëntor 2022, 14:58 Nga e.k
40 vjet më vonë, shkencëtarët pretendojnë se kanë
Bruce Lee

SHBA- Vdekja e aktorit, regjisorit dhe mësuesit të pakrahasueshëm me asnjë tjetër të arteve marteciale Bruce Lee ka qenë gjithmonë e mbulura me mister. Ai vdiq në moshën 32-vjeçare dhe në raportet e autopsisë shkruhej se ai vdiq nga edema cerebrale. Kjo ënjtje mendohej se ishte shkaktuar nga një reagim i trupit të Bruce Lee ndaj ilaçit qetësues Equagesic që po merrte aktori.

Por ajo që është thënë më parë mud të mos jetë e vërtetë ose e saktë. Kjo pasi një ekip shkencëtarësh besojnë se ënjtja e trurit u shkaktua nga hiponatremia një çrregullim elektrolitik i shkaktuar nga mungesa e natriumit në gjak që prish ekuilibrin e elektroliteve në trup në një gjendje të paqëndrueshme, potencialisht kërcënuese për jetën.

Shkencëtarët hedhin dyshime se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga konsumumi shumë i lartë i lëngjëve duke qenë se ai ndiqte një dietë por edhe për shkak të konsumimit të marijuanës, e cila shkakton dehidratim. Sipas shkencëtarëve kjo ka bërë që veshkak të viheshin nën një presion të madh duke bërë që ato të mos e nxirrni të gjithë sasinë e lëngjeve jashtë. Në ditën kur ai vdiq kishte pasur marramendje pasi kishte marrë kanabis dhe ujë.

bruce lee

Sondazh

Poll