Bota

Zgjedhjet Rajonale në Gjermani, AfD godet rëndë partinë demokristiane CDU

2 Shtator 2019, 11:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet Rajonale në Gjermani, AfD godet rëndë partinë

GJERMANI- Partia demokristiane CDU, e kancelares gjermane, Angela Merkel, nuk arriti të fitojë votat e duhura në Saksoni.

Në Brandenburg, Partia Social-Demokrate e qendrës së majtë fitoi 26.2%, ndërsa AFD-ja 23.5%.

Ndërsa AFD-ja rritjen më të madhe e shënoi në Saksoni, ku arriti të marrë 17.8% vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2014.

“Ne jemi të kënaqur në Brandenburg, si dhe në Saksoni,” tha bashkë-udhëheqësi i AfD, Alexander Gauland, duke shtuar se partia e tij kishte “ndëshkuar” konservatorët e zonjës Merkel. Tashmë në zgjedhje kryeson AFD-ja, parti e cila po udhëhiqet nga politikani gjerman Andreas Kalbitz.

Por, pavarësisht thashethemeve, rezultati mund të zhgënjej AFD-në pasi partia kishte shpresuar të vinte në krye në Brandenburg.

Koalicioni kombëtar CDU-SPD do të zgjasë deri në zgjedhjet federale në 2021, dhe një kolaps mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme ose të rezultojë në një qeveri minoritare.

Ndërkohë Angela Merkel planifikon të tërhiqet si kancelare në 2021.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afd andreas kalbitz angela merkel cud zgjedhjet ne gjermani afd andreas kalbitz angela merkel cud zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2019, 20:52

Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

SHBA- Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke goditur të dielën ishujt Bahamas. Sipas mediave ndërkommbëtare, ai pritet t...