Bota

E rëndë/ Rrëzohet avioni në Filipine, vdesin 9 persona dhe plagosen 2 të tjerë

2 Shtator 2019, 07:55 Nga DOSJA
E rëndë/ Rrëzohet avioni në Filipine, vdesin 9 persona dhe

FILIPINE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Pansol në provincën Laguna të Filipineve, ku një avion i vogël është rrëzuar me 9 veta në bord.

Të nëntë personat në avionin e evakuimit mjekësor kanë mbetur të vdekur,  dhe kanë zënë poshtë edhe dy të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur.

Eric Apolonio, një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Filipineve, tha se aeroplani i vogël ishte në një fluturim evakuimi mjekësor nga qyteti jugor Dipolog në provincën Zamboanga del Norte dhe u zhduk nga radari për arsye që akoma nuk dihen pasi fluturoi mbi “Laguna”, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit.

Mes 9 personave të vdekur ishin dy pilot, dy infermierë, një mjek, një pacient, gruaja e pacientit dhe dy persona të tjerë, ka raportuar policia.

Rrëzimi i avionit ndodhi gjatë sezonit monsoon, ku numri i turistëve në këtë vend është ulur në Pansol në krahasim me muajt e nxehtë të verës.

Burimi: ABC

 A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 2 të plagosur 9 te vdekur filipine rrezohet avioni 2 të plagosur 9 te vdekur filipine rrezohet avioni

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2019, 20:52

Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

SHBA- Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke goditur të dielën ishujt Bahamas. Sipas mediave ndërkommbëtare, ai pritet t...