Bota

Protestat në Hong Kong/ Nxënësit e shkollave të mesme bojkotojnë mësimin në ditën e parë të shkollës

2 Shtator 2019, 10:34 Nga DOSJA
Protestat në Hong Kong/ Nxënësit e shkollave të mesme

HONG KONG- Tashmë protestat në Hong Kong po marrin përmasa të mëdha, teksa po bashkohen të gjithë qytetarët kundër qeverisë në vend.

Sipas mediave të huaja është mësuar se të paktën 10,000 nxënës nga 200 shkolla të mesme nuk janë paraqitur në ditën e parë për vitin e ri shkollor.

Aksioni i studentëve vjen në të njëjtën ditë si një thirrje për një grevë të gjerë dy-ditore dhe një miting tjetër të madh.

Kujtojmë që protestat gjatë fundjavës ishin mjaft të dhunshme, si nga ana e protestuesve edhe nga policia.

Të shtunën, protestuesit hodhën bomba benzine, ndezën zjarre dhe sulmuan ndërtesën e Parlamentit të qytetit ndërsa policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome, ujë me presion të  lartë për të shpërndarë qytetarët.

Kjo është java e 14-të e protestave të dhunshme në Hong Kong.

Protestat janë nxitur nga ndryshimet në një ligj që do të lejonte ekstradimin në territorin e Kinës..

Ndërkohë sot po protestojnë edhe aktivistët, drejtuesit e dhe përfaqësuesit e trenave në stacione të ndryshme, në formë hakmarrje pasi ditën e djeshme policia ndërhyri edhe në stacionet e trenave.

Dhe sëbashku me nxënësit e shkollave të mesme po shtohet masivisht numri i protestuesve në Hong Kong. Bojkoti u organizua nga partia lokale Demosisto dhe disa grupe studentësh.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 10 mijë nxënës hong kong nxënësit e shkollave të mesme protesta 10 mijë nxënës hong kong nxënësit e shkollave të mesme protesta

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2019, 20:52

Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

SHBA- Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke goditur të dielën ishujt Bahamas. Sipas mediave ndërkommbëtare, ai pritet t...