Bota

Vijon tubimi i dhunshëm Hong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët pranë aeroportit

1 Shtator 2019, 19:23 Nga DOSJA
Vijon tubimi i dhunshëm Hong Kong, protestuesit bllokojnë rrugët

Në Hong Kong, protestuesit  të cilët shprehen se janë pro-demokracisë bllokuan rrugët pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit, duke shënuar një ditë tjetër demonstratash. Për shkak të këtyre protestave disa fluturime u anuluan dhe autoritetet pezulluan shërbimin e trenit ekspres për në aeroport.

Qyteti u shndërrua në një shesh beteje ku nuk munguan dhe përplasjet dhunshme dhe flakadanët. Ndërsa Hong Kongu përjetoi një tjetër natë me dëme për shkak të protestave nga kundërshtarët e qeverisë, zyrtarët mbrojtën veprimet e policisë.

Policia iu përgjigj bombave me benzinë, zjarreve, tullave dhe gurëve që hidheshin kundër saj duke përdorur ujin me presion, gazin lotsjellës, rrahjet dhe në një rast, zjarrin e armëve.

Por ishte vendimi i policisë për të hyrë me forcë në dy stacione metroje dhe për të rrahur udhëtarët, ai që zemëroi shumë banorë të qytetit. Në rrjetet sociale u shpërndanë video ku shihej policia me helmeta dhe maska që godiste këmbësorët brenda një stacioni.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bllokohet aeroporti dhune ne hong kong protestat ne hong kong bllokohet aeroporti dhune ne hong kong protestat ne hong kong

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2019, 12:43

Dy lande votojnë – Gjermania mban frymën

GJERMANI- Kutitë e votimit janë hapur ndërkohë këtë të dielë në dy landet gjermanolindore, Saksoni dhe Brandenburg. 2,1 milionë qytetarë janë thirrur në Branden...