Bota

Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

1 Shtator 2019, 20:52 Nga DOSJA
Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

SHBA- Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke goditur të dielën ishujt Bahamas. Sipas mediave ndërkommbëtare, ai pritet të sjellë atje deri në dy ditë rreshje shiu të dendur, dallgë të larta dhe erëra të rrezikshme përpara se t’i drejtohet territorit të SHBA.

Qendra Kombëtare e Uraganëve në Majemi u shpreh se Dorian po sjell erëra me shpejtësi maksimale prej 260 km në orë dhe se stuhia është një kërcënim për jetën që mund të shkaktojë shkatërrime. Pasi të ketë kaluar mbi ishujt Bahamas, uragani pritet të devijojë drejt veriperëndimit dhe mund të mos e godasë drejtpërsëdrejti Floridën.

Komunitetet më në veri, në Georgia dhe Karolinën e Jugut e ngritën nivelin e alarmit për banorët, të cilët po përgatiten, duke mbushur thasë me rërë, ndërkohë që autoritetet po testojnë infrastrukturën. Megjithëse uragani Dorian duket se ua kurseu Shteteve të Bashkuara një goditje të drejtpërdrejtë, zyrtarët thonë se një stuhi e kësaj kategorie mund të sjellë mjaft dëme në Florida dhe në Karolinën e Jugut e të Veriut. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ishujt bahamas uragani dorian ishujt bahamas uragani dorian

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2019, 12:43

Dy lande votojnë – Gjermania mban frymën

GJERMANI- Kutitë e votimit janë hapur ndërkohë këtë të dielë në dy landet gjermanolindore, Saksoni dhe Brandenburg. 2,1 milionë qytetarë janë thirrur në Branden...