Aktualitet

11 të arrestuar në Tiranë, mbizotërojnë akuzat për dhunë

Kryesisht për dhunë në familje, shkelje e masës së arrestit, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe aksident.

19 Nëntor 2022, 15:27 Nga k.m.
11 të arrestuar në Tiranë, mbizotërojnë akuzat për
Policia e Shtetit

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kryesisht për dhunë në familje, shkelje e masës së arrestit, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe aksident. Ndër ta një 56-vjeçar dhe një 44-vjeçar; njëri rrahu vjehrrën dhe kunatën, tjetri bashkëshorten.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. A., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. D., 45 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Th., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. A., 52 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin T. B., si dhe i ka marrë atij një bagëti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit: - A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes; - D. Ç., 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi". Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur disa sende personale shtetasit F. O.; - D. C., 27 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin D. P., 58 vjeç, pasi kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - Xh. D., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur; - A. S., 43 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; - A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve L. L., 34 vjeç dhe M. C., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. D., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e shtetit

Sondazh

Poll