Aktualitet

ME VIDEO: Qyteti pa rrugë, e ndriçim/ Patos, lagjja më e harruar, aty banon edhe vetë kryebashkiakja

Banorët pohojnë faktin se janë ankuar me dhjetëra herë, por fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pasi në lagje nuk është bërë as investimi më i vogël.

19 Nëntor 2022, 13:02 Nga DOSJA
ME VIDEO: Qyteti pa rrugë, e ndriçim/ Patos, lagjja më e
Lagjia në Patos

Të paktën 400 familje që banojnë në lagjen “29 Marsi” në bashkinë Patos prej më shumë se 20 vjetësh vuajnë mungesën e investimeve në rrugë, të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ndriçimit.

Në këtë zonë jeton edhe vetë Rajmonda Balilaj, kryebashkiakja socialiste e 3 mandateve.

Banorët pohojnë faktin se janë ankuar me dhjetëra herë, por fjalët e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pasi në lagje nuk është bërë as investimi më i vogël.

Sipas banorëve 50 metra më tej ndodhet banesa e kryebashkiakes Rajmonda Balilaj ku duket qartë rruga është e shtruar me asfalt, ndriçimi i rrugës funksionon e sa për ujërat e zeza, nuk e ka problem pasi banesa ndodhet në pjesën e sipërme të kodrës dhe ujrat shkarkojnë në kanalin kryesor të rrugës

Të lodhur nga pritja dhe neglizhenca e bashkisë banorët thonë se po mendojnë që të investojnë vetë dhe derisa të bëhen bashkë në një mëndje dhe një “xhep” situata do mbetet e njëjtë./TopChannel

patos

Sondazh

Poll