Bota

Ambasadorja gjermane në Beograd: Të respektohen marrëveshjet e firmosura deri më tani

Në një intervistë për median serbe Tanjug, Konrad ka thënë se është e rëndësishme që në situatën aktuale, Prishtina dhe Beogradi të jenë të gatshme për një kompromis, për të mos pasur ndonjë eskalim në terren.

19 Nëntor 2022, 15:14 Nga I.A
Ambasadorja gjermane në Beograd: Të respektohen marrëveshjet e
Anke Konrad dhe Aleksander Vucic

GJERMANI- Ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, ka thënë se për gjithçka që Kosova dhe Serbia janë marrë vesh në Bruksel duhet të implementohen. Në një intervistë për median serbe Tanjug, Konrad ka thënë se është e rëndësishme që në situatën aktuale, Prishtina dhe Beogradi të jenë të gatshme për një kompromis, për të mos pasur ndonjë eskalim në terren.

Ajo gjithashtu i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç i cili ditë më parë ka aluduar se Gjermania dhe Britania e Madhe janë dy prej shteteve që përkrahin “veprime e njënashme” të Kosovës. Konrad ka thënë se s’ka asnjë bazë për dyshime të tilla që Berlini e përkrah vetëm njërën palë apo që nuk po e mbështet marrëveshjen e Brukselit.

"Kjo është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013 dhe në të thuhet qartë se duhet të zbatohet. Nuk ka asgjë të kundërt ose që të tregojë se marrëveshja nuk është më e vlefshme. Duhet të zbatohet dhe kjo vlen për të dyja palët Gjithçka që përmban Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet”, tha ajo.

Në këtë intervistë diplomatja gjermane ka thënë se Berlini zyrtar respekton marrëveshjen e Brukselit dhe kërkon implementimin e saj, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në të njejtën kohë ajo ka thënë se marrëveshja e Brukselit ka edhe shumë pika të tjera dhe Kosova e Serbia duhet të punojnë në implementimin e tyre.

“Në fund të zgjidhjes përfundimtare, dhe ka shumë që duhet zgjidhur deri atëherë, ne nisemi nga fakti se do të ketë njohje të Kosovës, por ne nuk themi - fillimisht njohje, pastaj pjesa tjetër. Së pari duhet të krijohet besimi”, tha ajo.

anke konrad

Sondazh

Poll