Aktualitet

Kërkonte favore seksuale për një vend pune/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Shukri Xhelilit

5 vite më parë, Xhelili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi u shfaq në një video-skandal duke kërkuar seks për një vend pune në Bashkinë e Dibrës.

19 Nëntor 2022, 10:27 Nga k.m.
Kërkonte favore seksuale për një vend pune/ Gjykata e Lartë
Shukri Xhelili

TIRANË- Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për pafajësi të Shukri Xhelilit. Vendimi është marrë nga gjyqtari Ilir Panda. 5 vite më parë, Xhelili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi u shfaq në një video-skandal duke kërkuar seks për një vend pune në Bashkinë e Dibrës.

Kërkonte favore seksuale për një vend pune/ Gjykata e Lartë

Pas publikimit të videos në një emision investigativ, menjëherë hyri në lojë drejtësia. Prokuroria çoi në Gjykatë dy akuza për Shukri Xhelilin, “korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. 

Përfundimisht, Shukri Xhelili u dënua nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me 1 vit e 8 muaj burg, nga 2 vite e 8 muaj. Ai ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar pafajësi, por duket se kjo kërkesë nuk është pranuar.

shukri xhelilii

Sondazh

Poll