Aktualitet

Dalin PAMJET, makina e biznesmenit në Lezhë në flakë, tymi 'pushton' zonën

Siç shihet edhe në video makina është shkrumbur tërisisht. Pjetrushaj është shprehur se nuk ka konflikte me njëri dhe se pret që çështja të zgjidhet sa më shpejt.

19 Nëntor 2022, 09:44 Nga e.k
Dalin PAMJET, makina e biznesmenit në Lezhë në flakë, tymi
Makina duke u djegur

LEZHË- Makina e biznesmenit të njohur në fushën e hidrokarbureve në Lezhë Ndue Pjetrushaj (Noshi) u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka sigurar dhe dy videot ku duket makina e djegur dhe momenti kur makina është nën flakë. 


Siç shihet edhe në video makina është shkrumbur tërisisht. Pjetrushaj është shprehur se nuk ka konflikte me njëri dhe se pret që çështja të zgjidhet sa më shpejt.

Makina e biznesmenit të njohur në fushën e hidrokarbureve në Lezhë Ndue Pjetrushaj u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotë,. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 kur makina ka qenë e parkuar jashtë vilës tre katëshe ku banonte ai. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa Pjetrushaj bën me dije se nuk ka konflikte me njeri dhe se pret që të zbardhet ngjarja. 

digjet makina e biznesmenit ne lezhe

Sondazh

Poll