Aktualitet

Theu kabinën e vendosur në hyrje të Parkut të Karavastasë, arrestohet 33-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Ndërkohë në kërkim është shpallur një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet S.K.

19 Nëntor 2022, 09:15 Nga e.k

Theu kabinën e vendosur në hyrje të Parkut të

DIVJAKË- Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet A.P është arrestuar nga Policia e Divjakës pasi akuzohet se ka thyer kabinën e vendosur në Hyrje të Parkut të Kravastasë gjatë protestave të djeshme. Ndërkohë në kërkim është shpallur një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet S.K.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 33 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, pasi gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, në Divjakë, kanë kryer veprime të dhunshme dhe si pasojë kanë thyer kabinën e vendosur në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., J. M., N. Gj., D. P. dhe L. Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

divjake policia e divjakes

Sondazh

Poll