Politike

Primaret/ Fejzo shpalos programin e saj: Fokus në shkolla, kopshte e çerdhe! Jemi në një betejë për jetë a vdekje

Sa i përket plaformëas së saj ajo tha se fokusi do të jetë tek rrugët dytësore që sipas Fejzos janë të harruar, tek gratë e dhunuara, të moshuarit, tek ndërtimi i shkollave dhe qendrave kulturore. 

19 Nëntor 2022, 12:11 Nga e.k
Primaret/ Fejzo shpalos programin e saj: Fokus në shkolla, kopshte e
Enkelejda Fejzo

TIRANË- Pedagogia Enkelejda Fejzo ka prezantuar sot plaformën e saj para demokratëve të degës 1 dhe 2 në kuadër të procesit të primareve në parti. Në fjalën e saj ajo u shpreh se ka ardhur koha që bashkia t'u rikthehet qytetarëve. Ajo tha se sot familja dhe atdheu janë në rrezik dhe ka ardhur koha që të bëhet gjithçka. Sa i përket plaformëas së saj ajo tha se fokusi do të jetë tek rrugët dytësore që sipas Fejzos janë të harruar, tek gratë e dhunuara, të moshuarit, tek ndërtimi i shkollave dhe qendrave kulturore. 

Enkelejda Fejzo: Jam propozuar nga dega 9. Ky ekip do të ketë një garë jo duke folur mirë për njëri-tjetrin. Jam e gatshëm që të jap të gjithë arsenalin tim akademik që të jap kontributin tim. Në këtë vend ky është një mallkim, familja në rrezik, atdheu në rrezik, a duhet të rrijmë akoma kështu. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të pëërçojmë mesazhin që ata do të japin. Demokratët duhet të jenë të bashkuar. Sot duke qenë se nga proces dal si e propozuar nga anëtare mendoj se ka ardhur koha Partisë Demokratike të pranojë fyrtyrën e re. Nëse ju mendoni që të rinjtë i kanë çdo gjë në vijë, mendoj se nuk duhet bërë më. Tirana ka nevojë për shumë kopsgte e çerdhe, teatër. Për të folur për një program kam idenë se të gjithë kemi një program, mndryshimi i vetëm është në fusha të ndryshme. Ne jemi për një ide, Tirana do u kalojë demokratëve atyre që u është hequr çdo e drejtë e fjalës, punësimi. Ka ardhur koha që të punojmë dhe t'i lëmë mërinë. Programi im do të jetë për rrugët dytësore që janë të harruara, për gratë e dhunuara, për të rinjtë, moshat e tretta, ne jetojmë përditë dhe të jetosh përditë në këtë mallkim sot është tamam fjala për liri a vdekje. 

primaret ne pd enkelejda fejzo

Sondazh

Poll