Politike

Primaret/ 'Do punoj për qyetetarët', Këlliçi prezanton platformën e tij për bashkinë e Tiranës: Përballë kemi një makineri financiare

Ai u zotua se ditën e parë në bashki do të bëjë transparencë dhe se në fund të garës pavarësisht se cili nga kandidatët demokratë do të dalë fitues në primare ai do t'i shtrëngojë dorën dhe do të jetë me të përballë kryebashkiakut Erion Veliaj.

19 Nëntor 2022, 11:54 Nga e.k
Primaret/ 'Do punoj për qyetetarët', Këlliçi
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka prezantuar sot platformën e tij për bashkinë e Tiranës para demokratëve të degës 1 dhe 2 në kuadër të procesit të primareve. Në fjalën e tij Këlliç akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se e ka kthyer Tiranën në një qytet të pajetueshëm dhe të pisët. Sipas tij ai është kthyer në një klloun që bën show dhe nuk punon për qytetarët e Tiranës. Ai u zotua se ditën e parë në bashki do të bëjë transparencë dhe se në fund të garës pavarësisht se cili nga kandidatët demokratë do të dalë fitues në primare ai do t'i shtrëngojë dorën dhe do të jetë me të përballë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Belind Këlliçi: Ne sot vjen me një ofertë dhe gjykoj se vijmë si ekip. Në fund të këtij procesi të jemi bashkë dhe të përballemi me Erion Veliajt se kjo është një beteje që bëhet për Tiranën. Duke parandaluar Erion Veliaj parandalojmë dhe një model që është më i keq se Rama. Tirana sot është e pajetueshme dhe e pisët. Përballë kemi një makineri financiare që sot e dimë të gjithë ne. Erion Veliaj është i pasur se është i korruptuar. E kam nisur karrierën time me pantollana të shkurtra duike ngjitur postera dhe jam krenar për këtë. Jam i gatshëm për të udhëhequr një revolucion kundër Erion Veliajt. Më besoni marr çdo ditë mesazhe nga punonjës të bashkisë që janë të gatshëm të votojnë të parët kundër kryeatrit të Bashkisë. Pse? Se në vend që të merren me punë përmes një aplikacioni që e kam parë ditën e djeshme, një aplikacion që ishte për të gjithë socialiastët se sa like duhet të marrin në Fcebook kryetari. Ju premtoj qëndresë. Të jesh kryeatr bashkia nuk do të thotë të jesh klloun cirku për një administrator i mirë. Nëse do më jepet mundësia pas 14 majit që të futem në bashkinë e Tiranës do të bëj akte transparence. Nuk do e harroj çështjen e Ardit Gjoklajt, do e rihap çështjen. Jam i gatshëm për të riskuar gjithçka për Tiranën. Sido të jetë kjo garë unë do të jem i pari që do t'i shtrëngoj dorën kandidatit fitues për të qenë bashkë kundër këti zdromsi Erion Veliaj.

primaret ne pd belind këlliçi

Sondazh

Poll