Politike

Primaret/ Transport falas për nxënësit, kredi të buta për familjet e reja dhe mbrojtje të kafshëve, Kalaja: Qytetarët do vendosin se cili pallat duhet të shembet

Në fjalën e saj Kalaja tha se ka një plan të qartë për transformimin e Tiranës si dhe vuri theksin tek mbështetja e shtrsave në nevojë, nxënësve, familjeve të reja dhe të moshuarëve. Ajo u ndal dhe tek mbrojtja e kafshëve për të cilët tha se do të ndërtojë një spital të mirëorganizuar për qentë e rrugës.

19 Nëntor 2022, 11:38 Nga e.k
Primaret/ Transport falas për nxënësit, kredi të buta
Adriana kalaja

TIRANË- Juristja Adriana Kalaja ka prezantuar sot platformën e saj para demokratëve të degëve 1 dhe 2 në kuadër të primareve në parti. Në fjalën e saj Kalaja tha se ka një plan të qartë për transformimin e Tiranës si dhe vuri theksin tek mbështetja e shtrsave në nevojë, nxënësve, familjeve të reja dhe të moshuarëve. Ajo u ndal dhe tek mbrojtja e kafshëve për të cilët tha se do të ndërtojë një spital të mirëorganizuar për qentë e rrugës.

Adriana Kalaja: Ndihmë për familjet e reja me kredi të buta, të cilat do të përdoren dhe për strehimin e tyre me apo fëmijë. Një familje e ka shumë të vështirë të bëjë një jetë normale dhe të blejnë një pronë duke marrë nisur nga situata se ku kanë shkuar çmimet e apartamentave që nuk janë asgjë tjetër vetëm pastrim i produkteve të veprave penale. Do të kem një program për shtresat e familjeve që kanë vetëm një prind dhe të grave të dhunuara të cilat do të kenë një bonus të veçantë. Tranporti publik për nxënësit deri në klasën e nëntë të jetë falas ashtu si hyrjet në kinema, teatër të jetë falas për moshën e tretë nisur nga vështirësitë financiare që ata kanë. Programi im është shumë i zgjeruar, mendoj se ky program duhet t'i shërbejë një Tiranë të kthyer në normalitet për një periudhë 100-vjeçare. Si jjë kafshë dashëse do të kem një fokus të veçantë për katërputroshët e rrugës, kjo është një gjë shumë e mirë për jetën e qytetarëve në kryeqytetin tonë. Ju kërkoj votën tuaj. Motoja ime do të jetë së bashku ta kthejmë Tiranën në shtëpinë tonë, së bashku ta kthejmë Tiranën në familjen tonë. Populli i Tiramnës duhet të vedosë vetë nëpërmjet votës me referendum për investimet publike nëse duhet të shembet ose jo një ndërtesë.

adriana kalaja primaret ne pd

Sondazh

Poll