Bota

Tensionet në veri/ Escobar: Pres një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët në vijim

I pyetur për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Escobar thotë se detajet e propozimit janë duke u diskutuar në kuadër të dialogut të BE-së. 

19 Nëntor 2022, 09:17 Nga e.k
Tensionet në veri/ Escobar: Pres një marrëveshje mes Beogradit
Gabriel Escobar

SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Exobar shpreson që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Në një intervistë për Tanjug, Escobar i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë fleksibilitet maksimal dhe të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim dhe në prag të afatit të 21 nëntorit.

“Pastaj palët duhet të dyfishojnë obligimet e tyre ndaj Dialogut, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara, që nënkupton fillimin e negociatave për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, tha ai.

I pyetur se si e sheh zgjidhjen e situatës së përgjithshme në veri të Kosovës, nëse beson se mund të arrihet një kompromis, duke qenë se kërkesa e Listës Serbe, e cila u tërhoq nga të gjitha institucionet e Kosovës, ishte respektim i Marrëveshjes së Brukselit mbi të gjitha formimi i Unionit të Komunave Serbe, Escobar thotë se SHBA-të pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit janë shqetësuese.

"Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin", tha ai.

I pyetur për propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Escobar thotë se detajet e propozimit janë duke u diskutuar në kuadër të dialogut të BE-së. 

"Ne e mbështesim fuqimisht. Unë supozoj se pas bisedimeve mes dy qeverive do të fillojë një angazhim më i madh me publikun," shtoi ai.

tensionet në veri të kosovës gabriel escobar

Sondazh

Poll

Bota 19 Nëntor 2022, 07:56

Paradoksi i plakjes

Foto Ilustruese Popullsia e moshuar kërkon më shumë shpenzime qeveritare. Gjithashtu do të sjellë norma të ulëta interes...