Bota

Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainën juglindore

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin e Vilniansk të enjten u rrit në 10 persona, du ke përfshirë tre fëmijë.

19 Nëntor 2022, 09:05 Nga e.k
Të paktën gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në
Pamje nga lufta

UKRAINË- Forcat ruse sulmuaN juglindjen e Ukrainës, duke përdorur dronë, raketa, artileri të rëndë dhe avionë luftarakë që vranë të paktën gjashtë civilë dhe plagosën gjashtë të tjerë, tha zyra e presidentit ukrainas.

Associated Press raportoi se në rajonin e Zaporizhzhia, një pjesë e të cilit mbetet nën kontrollin rus, artileria goditi 10 qytete dhe fshatra. Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin e Vilniansk të enjten u rrit në 10 persona, du ke përfshirë tre fëmijë.

Në Nikopol, i vendosur përtej lumit Dnipro nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, 40 raketa ruse dëmtuan disa ndërtesa të larta, shtëpi dhe një linjë elektrike. Në vazhdën e tërheqjes së saj poshtëruese nga qyteti jugor Kherson, Moska intensifikoi sulmin e saj në rajonin lindor të Donetskut, ku ministria ruse e mbrojtjes tha të premten se forcat e saj morën kontrollin e fshatit Opytne dhe zmbrapsën një kundërofensivë ukrainase për të rimarrë vendbanimet. të Solodke, Volodymyrivka dhe Pavlivka. Qyteti i Bakhmut një objektiv kryesor i përpjekjes së Moskës për të pushtuar të gjithë rajonin e Donetsk mbetet skena e luftimeve të ashpra, tha guvernatori rajonal.

lufta rusi-ukraine ukraine

Sondazh

Poll

Bota 19 Nëntor 2022, 07:56

Paradoksi i plakjes

Foto Ilustruese Popullsia e moshuar kërkon më shumë shpenzime qeveritare. Gjithashtu do të sjellë norma të ulëta interes...