Vdekja e shqiptarit në Itali, babai tregon mesazhin e fundit nga Bektashi: Babi më fal por nuk vij dot, duhet të punoj
Babai 67-vjeçar, me zemër të thyer ka treguar dhe se si e mori vesh vdekjen e djalit të tij, ndërkohë që ka shtuar se ende nuk e di se si do ja përcjellë lajmin gruas së tij në Durrës.
ITALI- Babai i shqiptarit që humbi jetën ditën e sotme në një kantier ndërtimi ka treguar bisedën e fundit me të. Lanazione shkruan se babai i Bektash Mesja ka folur për mediat italiane ka deklaruar se ai i kishte kërkuar djalit që të kthehej në Durrës, ndërkohë që ai i kishte kërkuar falje pasi i duhej të punonte dhe nuk kthehej dot në ato momente.
"Babi nuk mund të vij, më fal por duhet të punoj. Shihemi në dhjetor kur të kthehem", këto janë fjalët që 38-vjeçari shqiptar i ka thënë të atit ditën kur ai humbi jetën.
Babai 67-vjeçar, me zemër të thyer ka treguar dhe se si e mori vesh vdekjen e djalit të tij, ndërkohë që ka shtuar se ende nuk e di se si do ja përcjellë lajmin gruas së tij në Durrës.
“Do kthehesha në Shqipëri, më thanë se djali ishte i sëmurë, shkuam ta kërkonim në spitalin Cecina, isha ne Santa Croce sull'Arno ku jeton një tjetër djali i imi dhe ku jetoja edhe unë, na thanë se ishte e rëndë, por nuk e besonim se kishte vdekur. Pse ka vdekur para meje? Jam unë që duhet të kisha vdekur, jo ai. Është djali im dhe i vogël. Dhe unë mendoj për nipin tim të vogël në Shqipëri, ai është vetëm 11 vjeç. Kam ardhur në Itali para më shumë se 20 vjetësh me një gomone, nuk kisha para, por arrita të gjeja punë si piktor. Tani Unë jam në pension. Duhet të isha kthyer në Shqipëri, në Durrës, te gruaja ime. Nuk e di se si do t'i tregojmë se çfarë ka ndodhur,” tha 67-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ponteginori, brenda pronës Mocajo, një rezidencë e shekullit të tetëmbëdhjetë e shndërruar në një hotel luksoz prej vitesh. Hipoteza kryesore është se ishte një aksident në punë, edhe nëse hetuesit ruajnë ende konfidencialitetin maksimal për këtë çështje dhe po mbledhin dëshmi dhe elementë të tjerë të dobishëm për të sqaruar saktësisht se si kanë ndodhur ngjarjet. Ndërkohë që mediat italiane e përshkruajnë ngjarjen si një aksident fatal, që mund të fshehë diçka tjetër.
Trupi i pa jetë i 38-vjeçarit shqiptar u gjet në katin e parë të një vile të sapo rinovuar në Mocajo dhe fillimisht u raportua se ai kishte rënë nga lartësia, pasi ishte rrëzuar nga shkallët e banesës ku po punonte, megjithëse kjo është një nga pistat pasi ka ende shumë pikëpyetje. Ngjarja ende nuk duket aspak e qartë për hetuesit, pasi mbetet ende për t'u përcaktuar se ku ka ndodhur vdekja në të vërtetë, nëse ka ndodhur në ndërtesën që po kryheshin punimet që tashmë kanë përfunduar, apo në kantierin e ndërtimit 100 metra larg saj, ku punohet rinovimi në fasadën e një shtëpie të vjetër e ku është gjetur një veshje e gjakosur e viktimës.
Sondazh
Sot proteston kundër traut, si firmosi Braçe zv.kryeministër vendimin për ndërtimin e tij, firma i kthehet ‘boomerang’
Erion Braçe dhe protestuesit TIRANË- Socialisti i vetëm që ka dalë në mbështetje të protestuesve për traun e...
"Më kapi nga flokët"/ Policia procedon mësuesin që tentoi të puthte me forcë nxënësen: Lajmin e morëm vesh nga mediat, drejtoresha heshti
Policia Berat BERAT- Mësuesi 62-vjeçar Servet Bejo, i cili një ditë më parë u akuzua nga një nxënëse se e ki...
QSUT pa pneumolog, kryetarja e shoqatës: Vijnë nga Sanatariumi, fatmirësisht mjekët janë të kënaqur e punojnë
Silvana Bala TIRANË- Mjekë dhe infermierë të cilët mbarojnë studimet në Shqipëri çdo ditë më...
Në Vlorë, operatorët turistikë me sytë nga India, Filipinet dhe Indonezia: Problem mungesa e burimeve njerëzore
Anxhela Sholla VLORË- Vlora kërkon punëtorë nga India, ishujt Filipine dhe ishulli i famshëm turistik i Balit në Indonezi. Mu...
Historia e qytetarit me tumor që prej 3 muajsh është pa shërbime mjekësore
Luan Musaku LUSHNJE- Mustafa Musaku, vëllai i Luan Musakut nga qyteti i Lushnjës ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi vë...
33 mijë euro dhe tre pako kokainë, arrestohet çifti shqiptarë në Itali, udhëtonin në makinë bashkë me vajzën 10-muajshe
Foto Ilustruese ITALI- Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga Policia e Padovas në Itali pasi u kapën në flagranc&eum...
“E rregullojmë me 7 mijë euro”, dënohet me 2 vite burg shefi i "FAST" Fatmir Alia, shmangu arrestimin e të shumëkërkuarit
Fatmir Alia TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka dënuar shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, Fatmir Alia, i cil...
VIDEO / Fermeri nga Gjirokastra drejt falimentit: Shteti nuk më ka dhënë asnjë ndihmë
Resul Pasha GJIROKASTËR- Fermeri Resul Pasha, nga Gjirokastra, nisi aktivitetin e tij në vitin 2005, duke punuar toka të ndryshme bujqë...
Raporti i organizatave për gazetarët/ Bushati: Veliaj dominon ekranet sepse pronarët marrin tendera
Andi Bushati TIRANË- Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka reaguar pas publikut të konkluzioneve të Organizatave për Sigurinë...
Aksion në Elbasan/ FNSH-të 'zbarkojnë' për kontrolle, kush po kërkohet?
FNSH ELBASAN- Aksion në Elbasan. Policia ka po zhvillon kontrolle me qëllim kapjen e personave problematike, por edhe për të ruajtur re...
