Aktualitet

"Më kapi nga flokët"/ Policia procedon mësuesin që tentoi të puthte me forcë nxënësen: Lajmin e morëm vesh nga mediat, drejtoresha heshti

Në një njoftim të bërë publik për mediat blutë e Beratit bëjnë me dije se ndaj 62-vjeçarit është ngritur akuza e 'ngacmimit seksual' ndaj tij.

18 Nëntor 2022, 21:42 Nga e.k
"Më kapi nga flokët"/ Policia procedon mësuesin që
Policia Berat

BERAT- Mësuesi 62-vjeçar Servet Bejo, i cili një ditë më parë u akuzua nga një nxënëse se e kishte ngacmuar seksualisht është vënë nën hetim nga Policia e Beratit. Në një njoftim të bërë publik për mediat blutë e Beratit bëjnë me dije se ndaj 62-vjeçarit është ngritur akuza e 'ngacmimit seksual'. Policia thotë se nuk është vënë në dijeni të ngjarjes nga drejtoria e shkollës dhe zyra arsimore por është njohur me rastin nëpërmjet transmetimit në emision investigativ 'Fiks Fare' mbrëmjen e djeshme.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar e kanë shoqëruar menjëherë shtetasin S. B.(mësues), në ambientet e Komisariatit, pas transmetimit të videos në emisionin investigativ. Gjithashtu, në ambientet e DVP Berat, i është marrë deklarata nxënëses 14 vjeçe, në prani të prindit të saj, psikologut dhe avokates. Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Barç, Skrapar, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Mësohet se edhe pse vajza kishte vënë në dijeni drejtoreshën e shkollës, askush nuk kishte njoftuar policinë, e cila e ka mësuar ngjarjen nëpërmjet mediave. Po ashtu bëhet me dije se mësuesi Servet Bejo është larguar nga shkolla menjëherë pas ngjarjes dhe prej 11 Nëntorit 6 fëmijët e shkollës 9-vjeçare në fshatin Barç nuk bëjnë mësim pasi shkolla është e mbyllur.

Rasti u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ 'Fiks Fare'. Vajza ka rrëfyer se mësuesi e ka ngacmuar seksualisht dhe në një moment e ka kapur me forcë nga flokët dhe e ka puthur në buzë. Pas kësaj ngjarjeje mësuesi ka dhënë dorëheqjen me arsyetimin që e kanë kërcënuar prindërity e vajzës. Drejtoria e shkollës dhe zyra earsimore kanë qenë në dijeni të ngjarjes së rëndë por janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e mësuesit Servet Bejo.

berat policia e beratit mesuesi pedofil ne skrapar servet bejo

Sondazh

Poll