Aktualitet

33 mijë euro dhe tre pako kokainë, arrestohet çifti shqiptarë në Itali, udhëtonin në makinë bashkë me vajzën 10-muajshe

Pas kontrollit të bërë në automjet Policia gjeti 9 kilogramë kokainë të ndarë në tre pako të fshehur në çorape si dhe 33 mijë euro cash. Po ashtu pas kontrollit të bërë në banesën e çiftit Policia gjeti dhe 7 kilogramë të tjera kokainë të fshehur në garazhin e makinës. 29-vjeçari u dërgua në burgun e Rovigos ndërsa bashkëshortja e tij për shkak të fëmijës së vogël u la e lirë.

18 Nëntor 2022, 20:53 Nga e.k
33 mijë euro dhe tre pako kokainë, arrestohet çifti
Foto Ilustruese

ITALI- Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga Policia e Padovas në Itali pasi u kapën në flagrancë teksa po transportonin me mjetin e tyre rreth 9 kilogram heroinë, ndërsa u janë  gjetur edhe 33 mijë euro cash. 29-vjeçari dhe bashkëshortja e tij 28 vjeçe për shpërndarjen e drogës përdornin makinën e tyre dhe shërbenin si korrierë.

Në momentin e arrestimit në makinë me ta ndodhëj dhe vajza e tyre 10-muajshe. Policia pas informacioneve se në zonë qarkullonin trafikantë të ndryshëm kishin ngrita pika kontrolli në qytet. Pasi ndaluan makinën ku lëvizte shqiptari bashkë me bashkëshorten dhe vajzën 10-muajshe 29-vjeçari shqiptar ka shfaqur shenja nervozizmi duke ngjallur dyshime tek agjentët. 

Pas kontrollit të bërë në automjet Policia gjeti 9 kilogramë kokainë të ndarë në tre pako të fshehur në çorape si dhe 33 mijë euro cash. Po ashtu pas kontrollit të bërë në banesën e çiftit Policia gjeti dhe 7 kilogramë të tjera kokainë të fshehur në garazhin e makinës. 29-vjeçari u dërgua në burgun e Rovigos ndërsa bashkëshortja e tij për shkak të fëmijës së vogël u la e lirë.

itali policia italiane

Sondazh

Poll