Aktualitet

Raporti i organizatave për gazetarët/ Bushati: Veliaj dominon ekranet sepse pronarët marrin tendera

Sipas analistit Andi Bushati kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dominon sot ekranet televizive me lajme të 'kuruara' sepse pronarët e mediave përfitojnë dtendera dhe para publike.

18 Nëntor 2022, 20:27 Nga e.k
Raporti i organizatave për gazetarët/ Bushati: Veliaj dominon ekranet
Andi Bushati

TIRANË- Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka reaguar pas publikut të konkluzioneve të  Organizatave për Sigurinë e Gazetarëve mbi lirinë e shtypit. Me ironi Bushati shkruan se kjo gjë dihet nga të gjithë por kur e thonë edhe 7 organizatat më të mëdha ndërkombëtare merr vlerë tjetër. Sipas analistit Andi Bushati kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dominon sot ekranet televizive me lajme të 'kuruara' sepse pronarët e mediave përfitojnë dtendera dhe para publike.

"Ketu te gjithe e dine, por kur e thone njezeri edhe 7 organizatat me te medha nderkombetare per mbrojtjen e lirise se shtypit merr vlere tjeter. Sipas tyre "përmbajtja e lajmeve tepër te kuruara per Erion Veliajn dominon ekranet televizive, formëson mbulimin e lajmeve dhe anashkalon shqyrtimin gazetaresk" Ato japin dhe shkakun: presioni mbi gazetaret i pronareve qe marrin tendera dhe pune publike", shkruan Bushati.

Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve dhe Reporterët pa Kufij kanë mbajtur një konferencë për mediat në vendin tonë, pasi kanë bërë një vlerësim për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve. Vetë kryeministri Edi Rama ka qenë prezent dhe e ka konsideruar 'shaka' dënimin e gazetares Ambrozia Meta, të cilën e la për 60 ditë rresht jashtë konferencave për mediat. Në takimin me Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve, 'Reporterët pa Kufij' janë shprehur se kreu i qeverisë ka gënjyer në lidhje me 'ndëshkimin që i bëri gazetares së Syri TV, Ambrozia Meta. 'Reporterët pa Kufij' kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka sulmuar në takim, në prani të partnerëve ndërkombëtarë. Por, ata janë shprehur se pavarësisht sulmeve, nuk do të zmbrapsen.

andi bushati reporteret pa kufij edi rama

Sondazh

Poll