Aktualitet

“E rregullojmë me 7 mijë euro”, dënohet me 2 vite burg shefi i "FAST" Fatmir Alia, shmangu arrestimin e të shumëkërkuarit

Dy ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit, përmes vendimit të gjykatës së Elbasanit, u hiqet e drejta për një periudhë 3 vjeçare, për të shërbyer apo mbajtur funksione në administratën publike.

18 Nëntor 2022, 20:47 Nga F.M
“E rregullojmë me 7 mijë euro”, dënohet me 2 vite
Fatmir Alia

TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka dënuar shefin e njësisë së kërkimit në “FAST”, Fatmir Alia, i cili rezulton se së bashku me agjentin e tij, Sokol Fana, i kanë kërkuar 7 mijë euro shtetasit Klodjan Hajdërlli. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se ka qenë gjyqtarja, Idush Maliqi, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke deklaruar fajtor Fatmir Alian dhe dënuar me 2 vite burgim atë. Fajtor, gjykata gjeti dhe agjentin e “FAST”, Sokol Fana, të cilin e dënoi me 2.8 vite burg. Klodjan Hajdërlli u dënua me 3 muaj heqje lirie për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”. Hajdërlli, rezulton i dënuar me 5 vite burgim në Itali për drogë dhe pas përfundimit të dënimit në Shqipëri, ai do ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Dy ish-funksionarëve të Policisë së Shtetit, përmes vendimit të gjykatës së Elbasanit, u hiqet e drejta për një periudhë 3 vjeçare, për të shërbyer apo mbajtur funksione në administratën publike.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas dosjes hetimore dy punonjësit e “FAST”, akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrim”. Fana, duke shfrytëzuar dokumentin e policisë dhe një armë tip “Glock”, në muajin tetor 2021, ka shkuar në lokalin “S....” në Elbasan, që administrohet nga Klodjan Hadërlli, duke i treguar këtij të fundit se kishte probleme me drejtësinë italiane dhe se për këtë duhet të arrestohej. Hadërlli i ka kërkuar punonjësit të policisë, që ta linte të takonte nënën e tij, meqenëse do shkonte në burg. Në këtë moment personi, i cili është prezantuar si agjent i Interpolit, Sokol Fana, i ka thënë Klodianit se mund ta rregullonin në mënyrë tjetër këtë punë, duke i kërkuar 7 mijë euro.

fatmir alia sokol fana klodjan hadërlli

Sondazh

Poll