Aktualitet

Shoqëria Civile del në protestë për Joy-n: Shteti të paguajë kurimin e saj, autori të vihet para drejtësisë

Aktivistja Xheni Karaj, e cila mori pjesë në protestë u shpreh se shteti tentoi të fshehë ngjarjen. Ajo kërkoi drejtësi për 22-vjeçaren që po lufton për jetën dhe tha se ajo duhet dërguar për kurim jashtë shtetit.

18 Nëntor 2022, 18:27 Nga F.M
Shoqëria Civile del në protestë për Joy-n: Shteti të
Xheni Karaj

TIRANË- Shoqëria Civile ka kërkuar që shteti të pagujë kostot e kurimit të 22-vjeçares nga Kenia, Joy Aoko, e cila dergjet prej tre muajsh në spitalin e Traumës, pasi u dhunua e masakrua. “Çdo jetë ka rëndësi”, kjo ishte motoja me të cilën u zhvillua protesta e sotme. Aktivistja Xheni Karaj, e cila mori pjesë në protestë u shpreh se shteti tentoi të fshehë ngjarjen. Ajo kërkoi drejtësi për 22-vjeçaren që po lufton për jetën dhe tha se ajo duhet dërguar për kurim jashtë shtetit.

“Vetëm për njerëzit e kamur punon drejtësia? Fshehja e këtij krimi vendos një precedent ndaj të pambrojturve në vendin tonë. Kërkojmë më forcë hetimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Institucionet të paguajnë faturat për kurimin e saj jashtë vendit”, u shpreh Karaj.

Avokati Idajet Beqiri që ishte gjithashtu prezent në protestë, u shpreh i revoltuar. Ai shtoi se fshehja e krimit është një krim në vetvete.

“Mora pjesë në këtë protestë si qytetar. E konsideroj një turp të madh për institucionet shqiptare. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht dhe policia nuk njoftoi qytetarët. Policia e shtetit e fshehu krimin, Ka të bëjë me racizëm apo ka arsye të tjera? Fshehja e krimit është krim në vetvete,”- tha ai.

Joy Aoko u gjet e dhunuar në orët e para të mëngjesit të 14 gushtit. Mikesha e saj hapi dritaren dhe poshtë hostelit ku jetonin pa një vajzë gjysmë të zhveshur e të shtrirë. Ajo zbriti menjëherë poshtë dhe zbuloi se bëhej fjalë për shoqen e saj dhe e dërgoi në spital. Joy ishte në koma dhe vetëm pak ditë më parë ka bërë reagimet e para. Vajza ishte kontraktuar nga një kazino në Tiranë dhe hetimet janë fokusuar tek vendi i saj i punës. Kjo pasi Joy, sipas gazetares Klodiana Lala rezulton të ketë pasur një lidhje intime me shoferin e kazinosë që së fundmi ishte bërë mjaft posesiv ndaj saj. Policia deri më tani ka shoërndarë një ‘njoftim të thatë’ përmes të cilit deklaron se ngjarja është regjistruar si ‘plagosje e rëndë me dashje’. Autor e të dyshuar, nuk ka ende!

joy joy aoko idajet beqiri xheni karaj

Sondazh

Poll