E kontrolloi nga TELEFONI/ Ish-zv.komandanti i Forcës Detare nxjerr fotot: 3 anije greke për 2 orë u futën në ujra shqiptarë
Artur Meçollari deklaron se kjo është hera e 11-të që ndodh kjo në zonën e shelfit kontimental të kontestuar (pa delimituar) midis Shqipërisë dhe Greqisë.
TIRANË- Ish-zv. komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari ka bërë me dije se tre anije greke hynë përsëri për dy orë në brendësi të ujërave shqiptare. "Zbulimin" për hyrjen e anijeve në territorin shqiptar duket se e ka zbuluar vetë duke i ndjekur online, ndërsa në rrjetet e tij sociale Meçollari deklaron se kjo është hera e 11-të që ndodh kjo në zonën e shelfit kontimental të kontestuar (pa delimituar) midis Shqipërisë dhe Greqisë.
“Informacion edhe për MEPJ. Për dy orë tre anijet që merren me studime për hidrokarbure në Detin Jon dhe në Bllokun 1 mund të hynë përsëri, për të 11 herë, në zonën e shelfit kontimental të kontestuar (pa delimituar) midis Shqipërisë dhe Greqisë ose në shelfin kontinental të Shqipërisë. Anijet, si mjete detare, janë me motor dhe nuk mund të gjenden më sot në pozicionin e mbrëmshëm të orës 20:30. Për të gjithë ata që duan të ndjekin lundrimin e anijeve në kohë reale, ku burim i informacionit është AIS (Automatic Idintification System) i anijeve mund të shkarkojnë në smartphon-in e tyre programin Marim Radar. Ka dhe disa të tjerë të vlefshëm në internet,”-shkruan Meçollari. Madje ka ndarë edhe pamje nga grafikët që ka arritur që të sifurojë online.
Në një tjetër postim, Meçollari thotë se ende vijojnë kërkimet studimore për hidrokarbure të Greqisë në zonën e kontestuar detare të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai shton se sonte, anijet do të jenë në të njëjtin vend ku ishin dhe një natë më parë. Më tej, ai shton se Greqia ka angazuar për studime në Bllokun 1, zona e kontestuar e shelfit kontinental, gjashtë anije: anija studimore "Ramform Hyperion" dhe tre rimorkiator "Thoë Omega", "Vernicos Skafi" dhe "Vernicos Skafi One", si dhe mjete të anijes sturimore "Trefjar ëB 390" dhe "Trefjar WB 391".
POSTIMI TJETËR:
18 nëntor 2022. Ora 16:00. Dita e njëmbëdhjetë. Vijojnë kërkimet studimore për hidrokarbure të Grqisë në zonën e kontestuar detare të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për informacion MEPJ, sonte në 20:30 anijet do jenë përsëri ku ishin mbëmë në po të njëjtën orë. MEPJ nëse do të verifikojë që anijet greke kanë cënuar apo jo të drejtat sovrane të Shqipërisë të krahasojë koordinatat e deklaruar nga MEPJ në Notën Verbale të 7 majit 2015 me lundrimin e anijeve në këto 11 ditë, duke përfshirë edhe ditën e sotme. Sistemi i monisorimit të trafikut detar është në kohë reale, i saktë dhe si burim ka AIS e anijeve. Ky informacion është po aq i saktë sa informacioni i institucioneve shtetërore, për të cilat MEPJ thotë se nuk ja informacion.
Sot Greqia ka angazuar për studime në Bllokun 1, zona e kontestuar e shelfit kontinental, gjashtë anije: anija studimore "Ramform Hyperion" dhe tre rimorkiator "Thoë Omega", "Vernicos Skafi" dhe "Vernicos Skafi One", si dhe mjete të anijes sturimore "Trefjar ëB 390" dhe "Trefjar ëB 391". Nga gjashtë mjete detare, pesë janë futur në zonën e kontetstuar (të pakufizuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Anijet që kanë hyrë në zonën e pa kufiziar janë: anije studimore "Ramform Hyperion" dhe tre rimorkiator "Thoë Omega", "Vernicos Skafi" dhe "Vernicos Skafi One", si dhe mjete të anijes sturimore "Trefjar ëB 390". Rimorkiatori "Vernicos Skafi" ka lundruar më në veri se anijet e tjera, por nuk e ka kaluar vijën hipotetike delimituese me distanca të barabarta të shelfit kontinental midis dy shteteve.
Sondazh
I nxorri zbuluar plagjaturën/ Skënder Gjinushi s'e pranon dot, letër Konferencës së Drejtshkrimit në Kosovë: Përjashtoni Ledi Shamkun
SOVJETIN GJINUSHI E PROVOVA NË KURRIZ!!! Këto dy ditë kam qenë në Prishtinë, në Konferencën Studimore Gjuhësore p...
Inceneratorët/ Zv.presidenti i FSHF-së lihet në burg, avokati: Ai ka punuar në përputhje me kontratën
Sokol Hazizaj TIRANË- Sokol Hazizaj, avokati i Arben Dervishaj ka deklaruar për mediat se klienti i tij nuk ka kryer asnjë veprim që bi...
Të harruar në Vlorë! Fshati Gërnec pa shkollë, shëndetësi e infrastrukturë
Foto ilustruese Nga fshati Gërnec i bashkisë Selenicë e lehtë është ikja, por kthimi i vështirë. Banorët q&eu...
Tentoi t’i jepte bashkëkombasit të tij pasaportë false për të kaluar kufirin, arrestohet 44-vjeçari turk në portin e Durrësit
Policia e Durrësit DURRËS- Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi ësht&eum...
Vonesa nga sulmi i hakerave që bllokoi sistemin, qytetarët po i paguajnë gjobat me kamatë!
Foto ilustruese Qytetarët po i paguajnë gjobat me kamatë edhe pse sistemi ishte bllokuar për shkak të sulmeve kibernetike nga Iran...
Protesta kundër traut në Parkun e Divjakës/ Nën hetim kreu i PD Lushnjë, Eduart Sharka dhe 4 të tjerë
Policia DIVJAKË- Policia ka vënë nën hetim 5 protestues, mes tyre edhe kreun e PD-së Lushnjë Eduart Sharka për organizim...
Bien aksidentet rrugore në tetor; të rinjtë janë më të pakujdesshmit
Foto ilustruese Ky vit ka shënuar më pak aksidente rrugore, ndërsa dhe numri i atyre që kanë humbur jetën është m&...
Turizmi në Shqipëri/ Kalaja më e vizituar, ajo e Gjirokastrës, nga parqet arkeologjikë ai i Shkodrës
Foto ilustruese Turizmi i cili gjatë këtij viti arriti të tejkalonte edhe shifrat e periudhës para pandemisë duket se ka shën...
Zgjatet sezoni turistik, numri i vizitorëve u rrit me 40% në shtator, preferohet qendra dhe bregdeti
Sezoni turistik po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës, me të huajt që po e zgjedhin Shqipërinë gjatë gji...
Protesta kundër traut në Divjakë, banorët gjejnë betonieren në Park (VIDEO)
betonierja në Parkun e Divjakës DIVJAKË- Banorët kanë ndaluar kalimin e një betoniereje drejt Parkut të Divjakës du...

