Aktualitet

Publikohet fotoja e dhomës ku flinte keniania që u dhunua, pranë shtratit kishte alkool, dera ishte e hapur

Sipas Lalës, një element tjetër është fakti se dritaret e dhomës kanë qenë të mbyllura ndërsa dera e hapur.

17 Nëntor 2022, 22:09 Nga F.M
Publikohet fotoja e dhomës ku flinte keniania që u dhunua, pranë
Dhoma e kenianes

TIRANË- Është publikuar fotoja e dhomës ku flinte keniania Joy Aoko, e cila është dhunuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në foton e bërë publike në "Opinion" shihet shtrati i vajzës dhe sendet e saj.  Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studio, tha se hetuesit kanë dyshime që në dhomë të kenë qenë edhe persona të tjerë. Sipas Lalës, një element tjetër është fakti se dritaret e dhomës kanë qenë të mbyllura ndërsa dera e hapur.

"Dritaret ishin mbyllur dhe dera hapur. Hetuesit kanë dyshime që në dhomë të kenë qenë edhe persona të tjerë,"_ tha ajo. 

Të njëjtën gjë tha edhe gazetari Eni Ferhati.

“Verpimet e para që janë ndjekur nga një prokuror i çështjes lënë për të dëshiruar. Ngjarja ndodhi në 3 të mëngjesit. Deri në 3:25 vajza ka komunikime me nënën të cilën e informon që është ushqyer dhe do shtrihej. Para 2 ditësh është vendosur që t’i merret dhe një mostër për t’i bërë analizë ADN pasi është gjetur shishe konjak në dhomë për të provuar nëse ka konsumuar alkool apo ka pasur persona të tjerë në dhomë. Hosteli nuk ka patur pamje filmike, i ka vendosur kamerat pasi ka ndodhur ngjarja. Është me dyshim fakti që dera e dhomës është gjetur e hapur. Janë rreth 20 persona që janë marrë në pyetje edhe personi që vajza i ankohej të ëmës se e përndiqte, i cili ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje,"- tha ai. 

joy aoko eni ferhati klodiana lala

Sondazh

Poll