Aktualitet

Do dilte në gjyq për 'Dosjen 184'/ Rrihet ish-shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga

Ish-shefi i policisë i akuzuar për krim zgjedhor, Robert Aga u raportua i rrahur për arsye të paqarta paraditen e së enjtes, çka solli një tjetër shtyrje të procesit gjyqësor kundër tij.

17 Nëntor 2022, 18:41 Nga F.M
Do dilte në gjyq për 'Dosjen 184'/ Rrihet ish-shefi i
Robert Aga

DIBËR- Robert Aga, një prej të pandehurve për dosjen 184 është dhunuar këtë paradite. Ngjarja ka ndodhur në dyert e Gjykatës së Dibrës, vetëm pak minuta para se të niste seanca e radhës gjyqësore për këtë dosje. Lajmi u bë me dije për autoritetet nga Hasan Hoti, njëri prej të pandehurve. Ai u shfaq me vonesë në sallë dhe tha se kjo gjë kishte ndodhur për shkak se kishte dërguar në spital të pandehurin tjetër të këtij procesi, Robert Agën. Sipas tij, Aga kishte pësuar lëndime, pasi ishte goditur nga tre persona përpara gjykatës.

Lajmi për dhunimin e Agës u konfirmua për BIRN edhe nga prokurorja e gatshme, Xhoana Mehmeti, e cila tha se kishte marrë informacion paraprak nga policia për rrahjen e tij.

“Por ende janë duke u kryer veprimet hetimore dhe nuk mund të flas për rrethanat,” tha ajo.

Ish-shefi i policisë, Robert Aga dhe ish-administratori i njësisë së Lurës, Hasan Hoti përballen me akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2016. Procesi gjyqësor ndaj Hotit dhe Agës ka filluar në shkurt të vitit 2021, por është bllokuar prej më shumë se gjashtë muajsh për shkak të mungesës së avokatëve. Të njëjtin fat ka pësuar edhe një dosje paralele e derivuar nga çështja “184”, e cila zvarritet. Pas njoftimit për dhunimin e Agës, gjyqtarja Kape deklaroi mbylljen e seancës dhe njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 1 dhjetor 2022.

rrihet robert aga dosja 184

Sondazh

Poll