Aktualitet

Vangjel Dule sjell në shqip botimin “Epitafi i Perikliut”: Manifest i demokracisë

Parimet thelbësore të demokracisë, guida se si të gjithë qytetarët mund të jenë pjesë organike e politikëbërjes, fjalimi i fundit publik i Perikliut, qytetarit të parë të Athinës, vjen tashmë i përkthyer në gjuhën shqipe nga Vangjel Dule.

17 Nëntor 2022, 20:09 Nga I.A
 
Vangjel Dule sjell në shqip botimin “Epitafi i Perikliut”:
Vangjel Dule

TIRANË- ”Epitafi i Perikliut” është libri që sjell politikanin Vangjel Dule në profesionin e përkthyesit. Fjalët e fundit të qytetarit të parë të Athinës, fjalimi më emblematik kushtuar demokracisë tashmë mund të lexohet edhe në shqip. Parimet thelbësore të demokracisë, guida se si të gjithë qytetarët mund të jenë pjesë organike e politikëbërjes, fjalimi i fundit publik i Perikliut, qytetarit të parë të Athinës, vjen tashmë i përkthyer në gjuhën shqipe nga Vangjel Dule.

Dule vjen i zhveshur nga petku i politikanit, për ti sjellë lexuesit shqiptar në gjuhën e tij një libër që sipas tij, mund të konsiderohet një himn i demokracisë.

“Do të gjejnë mesazhe se si duhet të sillemi kundrejt ligjit, se si duhet të sillet ndaj autoritetit, se si duhet që ta konceptojë marrëdhënien me autoritetin, se si duhet tí kërkojë llogari autoritetit është një pasazh shumë i rëndësishëm për vendimmarrje”, theksoi ai.

Vangjel Dule sjell në shqip botimin “Epitafi i Perikliut”:
Epitafi i Perikliut

Po ashtu Dule tha se botimi i veprës në shqip i shërben forcimit të marrëdhënieve me Greqinë.  

"Unë besoj se dy popujt tanë duhet t’i përmiresojnë dhe të shkojmë në nivele marrëdhëniesh më të qeta. Janë dy popujt më të vjetër të Ballkanit dhë janë gati një fis. Ata që nuk e njohin historinë mund të flasin për të kundërtën por ju siguroj që do bien pre e padijes. Dhe këtë që them e marr si shkas nga ky libër,” tha Dule

epitafi i perikliut vangjel dule

Sondazh

Poll