Aktualitet

Covid, MSH: 18 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Nga 518 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 209 pacientë aktivë me COVID-19.

17 Nëntor 2022, 19:00 Nga I.A
Covid, MSH: 18 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Covid

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 518 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 209 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. 

Njoftimi i Plotë:

Në 24 orët e fundit janë kryer 518 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki: 7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë. Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 17 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 518
Testime totale 2,004,726
Raste pozitive 332,106
Raste të shëruara 328,303
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Gjirokastër 15
Vlorë 12
Fier 10
Elbasan 5
Berat 4
Lezhë 4
Durrës 4
Shkodër 3
Korçë 2

covid ne vend bilanci i covid ne vend

Sondazh

Poll