Aktualitet

Dhunimi i kenianes, Lala: Një person i bënte presion, ishte bërë posesiv, s'e linte të dilte

Joy shumë herë u ka treguar shoqeve dhe nënës së saj se si personi në fjalë kishte filluar t'i ushtronte presion.

17 Nëntor 2022, 21:29 Nga F.M
Dhunimi i kenianes, Lala: Një person i bënte presion, ishte
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala thotë se kenianja që u dhunua tre muaj më parë në Shqipërikishte lidhje me një person me të cilin punonte. E ftuar në 'Opinion', Lala thotë se ka mesazhe që e tregojnë këtë gjë, pasi Joy shumë herë u ka treguar shoqeve dhe nënës së saj se si personi në fjalë kishte filluar t'i ushtronte presion. Lala madje tha se ai kishte nisur të bëhej posesiv dhe të mos e linte të dilte.

"Ka mesazhe që tregojnë se vajza është kërcënuar. Por nuk janë marrë në shqyrtim. Në mesazhe ajo tregonte se si personi me të cilin kishte filluar të shoqërohej ishte bërë posesiv. Ajo u rrëfen mikeshave dhe nënës së saj se si ai kishte filluar të mos e linte më e të shoqërohej me persona të tjerë,"- tha Lala. 

klodiana lala joy

Sondazh

Poll