Bota

Tre vrasje në të njëjtën zonë, dy kineze dhe një transgjinor gjendet të masakruar me thikë në Romë

Nga hetimet paraprake dhe kqyrja e zonës, viktima rezulton që është vrarë nga disa goditje me thikë, të cilat kanë qenë fatale dhe ka ndërruar jetë në vend.

17 Nëntor 2022, 15:38 Nga d.a.
Tre vrasje në të njëjtën zonë, dy kineze dhe një
Policia italiane

ITALI- Një transeksual është gjetur i vdekur sot në Romë në një apartament në via Durazzo, në lagjen Prati të kryeqytetit italian.

Sipas Ansa, nga hetimet paraprake dhe kqyrja e zonës, viktima rezulton që është vrarë nga disa goditje me thikë, të cilat kanë qenë fatale dhe ka ndërruar jetë në vend.

Policia po heton rastin dhe ka ngritur disa pista hetimi pasi po në Prati mëngjesin e sotëm dy gra me kombësi kineze u gjetën të vdekura në via Augusto Riboty. Roja i pallatit ngriti alarmin pasi gjeti në tokë një grua me rroba të lyera me gjak ndërsa tjetra ishte brenda banesës. 

Skuadra e policisë ka ndërhyrë në vend dhe ka hyrë në banesë duke identifikuar viktimën e dytë. Hetimet janë ende në vazhdim. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse ka ndonjë lidhje midis dy vrasjeve.

 

policia italiane tre vrasje ne rome

Sondazh

Poll